LAJMI I FUNDIT:

Miliarda në App Store

Miliarda në App Store

Apple së shpejti pret shkarkimin e 10 miliardë aplikacionesh për pajisjet e veta mobile me anë të dyqanit online App Store.

Apple pret që këto ditë të shënojë edhe një rekord tjetër. Kompania në faqet e veta zyrtare ka vendosur numëratorin e famshëm, i cili tani shërben për evidentimin e numrit të aplikacioneve të shkarkuara nga App Store.

Numri i aplikacioneve të shkarkuara po i afrohet shifrës prej dhjetë miliardësh, e përdoruesi i cili do të shkarkojë saktësisht aplikacionin e 10-miliardët do të fitojë si dhuratë iTunes Gift Card me vlerë prej 10.000 dollarësh.


Miliardi i parë i aplikacioneve për pajisjet mobile të Apple është shkarkuar në prill të 2009-ës, e rritjes së shpejtë i kontribuojnë prania çdo ditë e më e madhe e pajisjeve në shtete dhe operatorë mobilë të ndryshëm, por edhe modelet e reja si iPad. /Telegrafi/