LAJMI I FUNDIT:

Miley Cyrus thotë se mendonte se do të “vdiste” nëse nuk do të kishte një partner që ta “puthte çdo natë” pas ndarjes nga Liam Hemsworth, por muzika e ka shpëtuar

Miley Cyrus thotë se mendonte se do të “vdiste” nëse nuk do të kishte një partner që ta “puthte çdo natë” pas ndarjes nga Liam Hemsworth, por muzika e ka shpëtuar
Foto: REX/DailyMail

Miley Cyrus dikur kishte menduar se i duhej një partner për të mbijetuar.

Ylli i hitit “The Midnight Sky” që u nda nga ish-bashkëshorti Liam Hemsworth në gusht të vitit 2019, pas vetëm tetë muajsh martesë, duke u lidhur më vonë me Kaitlyn Carter dhe Cody Simpson – u hap emocionalisht para fansave gjatë performancës së këngës “Maybe” të Janis Joplin, në festivalin BottleRock, në Kaliforni gjatë vikendit, shkruan DailyMail.


28-vjeçares i duhej që të ‘rindërtonte’ plotësisht jetën e saj, pasi shtëpia që ndante me ish-bashkëshortin, Liam, u shkatërrua nga zjarret që përfshinë Kaliforninë në dhjetor të vitit 2018, dhe ajo pranoi që tani më në fund po fillon të gjejë stabilitetin e saj.

Foto: REX/DailyMail

Sipas The San Francisco Chronicle këngëtarja tha: “Kjo këngë, për mua, lidhet me ndryshimet që kam përjetuar në jetën time dhe gjërat që kam humbur janë kthyer përsëri”.

“Edhe pse ndonjëherë ndihemi sikur duhet të fillojmë nga asgjëja, si me zjarrin e shtëpisë dhe të rindërtojmë plotësisht … Ai zjarr ishte gati tre vjet më parë dhe unë po ndihem sikur po filloj të gjej stabilitetin tim tani. Dhe kështu dua që të gjithë të jenë të durueshëm – asgjë nuk ndodh brenda natës, kërkon shumë përpjekje dhe elasticitet”, ka deklaruar artistja.

Foto: Getty Images

Krijuesja e hitit “Prisoner” më pas foli për jetën romantike dhe se si muzika u bë “ngjitësi” i saj që nga pandemia COVID-19.

Ajo shtoi: “Unë kisha një teori që do të vdisja nëse nuk do të kisha një partner. Nëse nuk do të kisha dikë që të më puthte çdo natë. Por, atëherë ky ishte qëllimi im, por ky u largua nga unë gjatë COVID -it, kështu që atëherë gjeta një qëllim të ri dhe kjo është muzika që është ngjitësi gjatë dy viteve të fundit dhe ishte ajo që na mbante të fortë në atë kohë”.

Foto: REX/DailyMail

“Unë jam shumë me fat që jam muzikante”, ka shtuar këngëtarja.

Miley njihet për performancat emocionale që dhuron, ajo u hap para fansave gjatë shfaqjeve të saj, dhe në fillim të këtij viti, ajo shpërtheu në lot gjatë performancës së saj të hitit “Wrecking Ball” në koncertin e “Super Bowl LV TikTok Tailgate”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori