LAJMI I FUNDIT:

Mile Janakieski në grevë urie në burgun hetues “Shkupi”

Mile Janakieski në grevë urie në burgun hetues “Shkupi”

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, prej të shtunën ka filluar grevë urie në burgun hetues “Shkupi”. Ai ka dërguar ankesë edhe tek Zyra e Avokatit të Popullit.

Edhe pse ishte në arrest shtëpiak, Janakieski vitin e kaluar sërish u paraburgos dhe tani ndodhet prapa grilave në burgun “Shkupi” në Shuto Orizare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Avokati i Janakieskit, Elenko Millanov, thotë se arsyeja e grevës së ish-ministrit është vendimi i Gjykatës, me të cilin u vendos që ai të paraburgoset për aktakuzën më të re të Prokurorisë Themelore, ku dyshohet për shitje të tokës shtetërore.

“Janakieski momentalisht ka 2 vendime aktive, njëri është për arrest shtëpiak, tjetri për paraburgim. Revolti është për shkak të sjelljes joadekuate të gjykatës, gjegjësisht ajo që ka 2 paraburgime për arsye identike. Deri tani arresti shtëpiak është treguar efektiv, gjegjësisht Janakieski nuk mund të arratiset e as të ndikojë tek dëshmitarët”, tha Millanov./Telegrafi/