LAJMI I FUNDIT:

Milani refuzon Chelsean për Romagniolin

Milani refuzon Chelsean për Romagniolin

Raportohet se Chelsea ka bërë një ofertë zyrtare për Alessio Romagnoli, por Milani e bëri të qartë se ai nuk është në shitje.

21-vjeçari italian është parë nga shumë si e ardhmja e mbrojtjes italiane, së bashku me mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani, si një dyshe partnerit i frikshëm për Italinë U-21.


Sipas Sky, skuadra nga Liga Premier, Chelsea ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 35 milionë euro për qendërmbrojtësin ‘Rossoner’.

Milani e shet, por Honda refuzon skuadrën angleze
Lexo po ashtu Milani e shet, por Honda refuzon skuadrën angleze

Megjithatë, ‘Djalli’ e konsiderojnë Romagnolin të pashitshëm dhe menjëherë e refuzuan ofertën e klubit nga Stamford Bridge.

‘Blutë’ janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe kanë qenë gjithashtu të lidhur me mbrojtësin e Kalidou Koulibalyt dhe atë të Torinos, Nikola Maksimovic. /Telegrafi/