LAJMI I FUNDIT:

Milani po bën përpjekje për transferimin e Berardit

Milani po bën përpjekje për transferimin e Berardit

Milani është rikthyer në garë për Domenico Berardin, pasi nuk kanë arritur të bindin Real Madridin për Marco Asension.

Kampioni në fuqi i Italisë fillimisht kërkuan transferimin e Nicolo Zaniolos, por dy ofertat e tyre të njëpasnjëshme janë refuzuar nga Roma.


Pas italianit, Milan tentoi Marco Asension e Real Madridit, por spanjolli po preferon transferimin në elitën e futbollit anglez, ku Arsenal dhe Manchester United janë në garë për të.

Rossonerët kanë rikthyer tani interesimin për sulmuesin italian Domenico Berardi i cili ka pasur një vit fantastik me Sassuolon.

27-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Sassuolon, ku në 33 ndeshje shënoi 15 gola dhe dhuroi 17 asistime.

Sassuolo e vlerëson 40 milionë euro yllin e tyre, derisa Milan nuk është në gjendje të paguaj më shumë se 30 milionë plus bonuse.

Sassuolo po e bllokon largimin e Berardit drejt ndonjë klubi më të madh
Lexo po ashtu Sassuolo po e bllokon largimin e Berardit drejt ndonjë klubi më të madh

Gjithsesi Rossonerët do të tentojnë që të përfshijnë ndonjë futbollistë të ri në ofertë në mënyrë që të zbresin disa miliona euro.

Përveç kampionëve të Italisë, në garë për Berardin janë edhe tri skuadrat tjera të mëdha italiane si Roma, Juventus dhe Napoli. /Telegrafi/