LAJMI I FUNDIT:

Milani paralajmëron edhe një blerje të fundit

Milani paralajmëron edhe një blerje të fundit

Drejtori i Milanit, Marco Fassone, ka thënë se do ta bëjnë edhe një blerje.  

Tuttomercatoweb beson se ai do të jetë mbrojtësi i Atalantas, Andrea Conti, por në listë janë edhe Lucas Biglia dhe Nikola Kalinic.


“Mund të them se deri më tani kemi harxhuar rreth 100 milionë euro”.

“Shpresoj që ta marrim edhe një lojtar. Pas kësaj do të mendojnë për largimet”.

“Një skuadër e madhe nuk e ndihmon trajnerin. Në fund do ta shohim buxhetin”, ka thënë Fassone. /Telegrafi/