LAJMI I FUNDIT:

Milani nis bisedimet për rikthimin e Ibrahimovicit

Milani nis bisedimet për rikthimin e Ibrahimovicit
Zlatan Ibrahimovic (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Milani ka hapur bisedimet me Zlatan Ibrahimovicin për një rikthim të mundshëm të sulmuesit veteran në Serie A.

Mediumet Sky Sport Italia dhe ANSA raportojnë që Milani foli me agjentin Mino Raiola rreth mundësisë për të rikthyer Ibrahimovicin për herë të parë të mërkurën.

Suedezi do të largohet nga LA Galaxy kur i skadon kontrata e tij muajin tjetër, dhe kuqezinjtë kanë dëshirë të forcojnë skuadrën e tyre në janar pas një fillimi të dobët të sezonit.

Të gjitha lajmet nga Zlatan Ibrahimovic
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Zlatan Ibrahimovic

Megjithëse kërkesat e tij përshkruhen si “shumë të larta”, mediumi italian beson se klubi është i përgatitur t’i ofrojë atij një kontratë 18-mujore.

38-vjeçari shënoi 56 gola në 85 ndeshje për Milanin midis viteve 2010 dhe 2012, duke fituar një Scudetto në sezonin e tij të parë.

Më shumë bisedime midis dy palëve priten të bëhen në ditët në vijim, megjithëse ANSA mendon se Bologna është ende e interesuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori