LAJMI I FUNDIT:

Milani ia tregon Arsenalit çmimin e Ricardo Rodriguezit

Milani ia tregon Arsenalit çmimin e Ricardo Rodriguezit
FLORENCE, ITALY - DECEMBER 30: Ricardo Rodriguez of AC Milan reacts during the serie A match between ACF Fiorentina and AC Milan at Stadio Artemio Franchi on December 30, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Milani mund të tundohet nga paratë e ofruara dhe ta shes te Arsenali, mbrojtësin zviceran Ricardo Rodriguez për 34 milionë euro.

Sport Premium dhe Daily Mail, shkruan se Arsenali ka bërë një ofertë për Rodriguezin, por që është refuzuar.


Milani refuzon Arsenalin për Rodriguezin
Lexo po ashtu Milani refuzon Arsenalin për Rodriguezin

Milani ia ka treguar çmimin e lojtarit, që është 34 milionë euro dhe Arsenali po mendon për ofertë të re.

Ricardo Rodriguez (Getty Images)

Mediumi italian shkuan se negociatat mes dy klubeve do të rifillojnë në orët e ardhshme, edhe pse nuk parashikohej një largim i zviceranit nga San Siro.

Në anën tjetër Nikola Kalinic është drejt largimit te Atletico Madrid, që do të bënte që Milani t’i kishte fondet e sigurta për transferimin e një mesfushori.

Gameiro te Valencia, Kalinic drejt Atletico Madridit
Lexo po ashtu Gameiro te Valencia, Kalinic drejt Atletico Madridit

Gazeta angleze në ana tjetër pretendon që kalimi i Rodriguez te Arsenali është më se i sigurt, pasi që për të do të paguhen 30 milionë funte (34 milionë euro).

Rodriguez në aksion (Getty Images )

Gunnersat kanë nevojë për një mbrojtës të majtë, pasi  Sead Kolasinac dhe Nacho Monreal, janë të lënduar.

Nëse Rodriguez do të vijë atëherë do të bashkohej me Granit Xhakën që luan me të te Zvicra. /Telegrafi/