LAJMI I FUNDIT:

Milani ende mendon për Lovrenin

Milani ende mendon për Lovrenin
Dejan Lovren . (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Milani është duke e pritur rikthimin e Mattia Caldaras, por nëse nuk shërohet së shpejti, klubi do të bëjë një përpjekje tjetër për të nënshkruar me mbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren.

Caldara nuk ka luajtur pothuajse fare prej që ka kaluar nga Juventusi për 35 milionë euro në verën e vitit 2018.  Ai ka pësuar disa lëndime.


Kjo e ka kufizuar Caldara me vetëm dy paraqitje për Milanin.

Tuttosport raporton se nëse mbrojtësi nuk mund të japë garanci në lidhje me mirëqenien e tij fizike, klubi do ta kërkojë përsëri Lovrenin.

Kuqezinjtë u përpoqën të nënshkruanin mbrojtësin kroat gjatë verës, ashtu sikurse edhe Roma, por në fund ai vendosi të qëndrojë në Anfield.

Lovren është në Liverpool që nga viti 2014 dhe tani është 30 vjeç, duke bërë vetëm katër paraqitje këtë sezon. /Telegrafi/