LAJMI I FUNDIT:

Milan Radoiçiq në listën e zezë të amerikanëve – këto janë arsyet se pse ishte sanksionuar

Milan Radoiçiq në listën e zezë të amerikanëve – këto janë arsyet se pse ishte sanksionuar

Në fund, të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Sipas Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC), përveç Veselinoviq janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radoiçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.

Ky grup, sipas Departamentit të Thesarit i ka të regjistruara 11 biznese në Kosovë, 10 në Serbi, nga një në Kroaci dhe Bullgari.

Thesari thotë se ky grup ka qenë i përfshirë në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis dy vendeve.

Departamenti i Thesarit thotë se sanksionimi do t’i prek pronat e atyre që janë në SHBA ose në zotërim nga individët amerikanë.

Të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin – Departamenti amerikan i Thesarit sanksionon disa individë edhe biznese në Kosovë
Lexo po ashtu Të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin – Departamenti amerikan i Thesarit sanksionon disa individë edhe biznese në Kosovë

Si rezultat i veprimit, të gjitha pronat e personave [të mësipërm] që janë në Shtetet e Bashkuara ose zotërohen nga personat amerikanë janë bllokuar dhe duhet të raportohen në OFAC. Gjithashtu, është bllokuar edhe çdo subjekt që zotërohet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, 50 për qind ose më shumë nga një ose më shumë persona të bllokuar. Ndalimet përfshijnë dhënien e çdo kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për, ose në dobi të çdo personi të bllokuar ose marrjen e ndonjë kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga çdo person i tillë”, thekson Thesari amerikan.

Sipas tyre, bazuar në “Aktin Magnitsky“, korrupsioni minon vlerat e shoqërisë dhe kanë ndikime shkatërruese mbi individët.

“Duke u bazuar në Aktin Magnitsky të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut, abuzimi me të drejtat e njeriut dhe korrupsioni minojnë vlerat e shoqërisë dhe kanë ndikime shkatërruese mbi individët; dobësim të institucioneve demokratike; degradim të shtetit të së drejtës; përjetësojnë konflikte të dhunshme; lehtësojnë aktivitetet e personave të rrezikshëm; dhe minojnë tregjet”, thuhet në dokumentin e Aktit Magnitsky.

Kreu i grupit kriminal serb përmes një video-mesazhi është paraqitur me tone kërcënuese ndaj serbëve të Kosovës. Radoiçiq që është i kërkuar nga autoritetet e sigurisë së Kosovës, pretendon se këtë video e ka incizuar në Kosovë shihet duke kërcënuar qytetarët për t’iu bindur grupeve kriminale.

Duke parë se ka humbur mbështetjen nga serbët, Radoiçiq është munduar që t’i shantazhojë ata, të cilët tashmë e kanë kuptuar se janë shfrytëzuar si instrument politik nga Beogradi.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi në një shkrim në Facebook ka thënë se ndjekja e tij duhet të bëhet sipas ligjeve.

“Kjo është përgjigjja për Radoiçiqin dhe vrasësit e kriminelët e ndërmarrjes kriminale në veri. Ai dhe të tjerët rreth tij janë në listën e zezë të thesarit amerikan dhe kjo është e mjaftueshme që ndjekja e tij të bëhet sipas ligjit dhe në zbatim të ligjit”, ka shkruar ai.

Paraqitja e Radoiçiqit në mediet e kontrolluara nga regjimi i Aleksandar Vuçiqit, si Kosovo Online, Alo dhe Informer, të cilat për ditë të tëra kanë terrorizuar opinionin publik në Serbi me tituj lufte për Kosovën, është vazhdimësi e gjuhës kërcënuese të përdorur nga krerët serbë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori