LAJMI I FUNDIT:

Milan – Lazio, formacionet e mundshme të super ndeshjes në Serie A

Milan – Lazio, formacionet e mundshme të super ndeshjes në Serie A

Milani dhe Lazio do të ndeshen mes vete në një ndeshje derbi të vlefshme për javën e 34-të në Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të Biancocelesteve në ndeshjen që pritet të zhvillohet nga ora 15:00 dhe që mund të vlejë më shumë se tri pikë në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.


Ekipi i Stefano Piolit vjen nga dy barazime radhazi dhe synon t’i kthehet fitores dhe të shpresoj në një dëshpërim të Interit për t’u rikthyer në top katërshe.

Në anën tjetër, mysafirët e Maurizio Sarrit pas dy humbjeve morën një fitore dhe duan të vazhdojnë me rezultate pozitive, pasi rrezikojnë ta humbin një vend në katërshe në xhirot e fundit.

Milani pritet të jetë i kompletuar pasi nuk ka asnjë mungesë dhe Pioli nuk pritet të bëjë ndonjë rotacion pasi pikët janë shumë të vlefshme.

Fikayo Tomori është rikthyer, ndërsa Theo Hernandez, Ismael Bennaccer dhe Rafael Leao pritet të mbajnë barrën kryesore të skuadrës në këtë takim.

Në anën tjetër, Lazio pritet t’i ketë disa mungesa të rëndësishme si Danilo Cataldi dhe Matias Vecino, të lënduar.

Luiz Alberto pritet ta nis nga banka rezervë, ndërsa në dyshim është edhe Mattia Zaccagni, i cili ka munguar në dy seancat e fundit stërvitore.

Formacionet e mundshme

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Brahim Diaz, Bennacer, Leao; Giroud

Lazio (4-3-3): Provedel; Marusic, Casale, Romagnoli, Hysaj; Miliknovic-Savic, Marcos Antonio, Basic; Felipe Anderson, Immobile, Pedro

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori