Mohamed Simakan është ylli i ri që ka filluar të shkëlqejë në Bundesliga me fanellën e RB Leipzig.

Reklama

Qendërmbrojtësi francez iu bashkua skuadrës gjermane vitin e kaluar nga Strasburg dhe është bërë shumë i rëndësishëm në prapavijën e klubit gjerman.

Por duket se Simakan nuk do të qëndrojë gjatë te Leipzig, pasi ai tanimë është bërë objektiv i dy klubeve të mëdha evropiane si Milan dhe Chelsea.

22-vjeçari ka shkëlqyer në vitet e fundit dhe shihet si një investim shumë i mirë për të ardhmen nga Chelsea dhe Milan.

Calciomercato ka raportuar se dy klubet e mëdha evropiane e kanë ndjekur në disa ndeshje nga afër lojtarin dhe mendojnë të dalin me oferta qysh në afatin kalimtar të janarit.

Reklama

Leipzig kishte investuar 15 milionë euro në verën e vitit 2021 për francezin dhe për ta lënë të lirë tani kërkon rreth 40 milionë.

Reklama

Lojtari dëshiron të bëj një hap të madh në karrierën e tij dhe mezi pret ofertën zyrtare për të zgjedhur mes Milanit dhe Chelseat. /Telegrafi/