LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka ndërpret Jonidën: Kjo është rrenë sa je e madhe, nuk lejoj askënd të abuzojë me emrin tim

Milaim Zeka ndërpret Jonidën: Kjo është rrenë sa je e madhe, nuk lejoj askënd të abuzojë me emrin tim

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Kosova u shoqërua me tensione dhe diskutime të shumta, ku në qendër të vëmendjes ishte një incident që lidhej me një fotografi të banorës Lela, e cila u bë virale në rrjetet sociale.

Teksa Jonida Vokshi po moderonte bisedën, Milaim Zeka e ndërpreu për të dhënë sqarimin e tij lidhur me fotografinë, e cila ishte shpërndarë nga llogaria e tij në Instagram.

Me seriozitet, ai u shpreh se postimi nuk ishte bërë nga ai personalisht, duke theksuar se rrjetet e tij sociale menaxhohen nga dikush tjetër për shkak të mungesës së tij të aftësive teknologjike.


Foto: Screenshot/YouTube

Teksa Jonida flet, Milaimi thotë: “Hera e parë në jetë që po të ndërpres, a e di pse? Përpos që po produksioni ka futë në lajthitje dhe më kanë akuzuar dhe më ka vendosur lloj-lloj epitetesh, nuk dua të dal sonte në Prime jashtë vetes sime dhe të vazhdojë biseda pa e ditur Lela të vërtetën, kur e di të vërtetën, kush do le të flasë çfarë të dojë. Përndryshe në qoftë se dikush tenton të bëjë Big Brother në kurrizin tim, të më vendosin epitet kurrë nuk e lejo. Dhe mjaft është bërë abuzim me këtë fotografi nga ana e produksionit”.

Jonida më tutje thotë se ajo fotografi ka qenë e postuar nga ti.

Foto: Screenshot/YouTube

Milaimi shprehet: “Kjo është rrenë sa je e madhe”.

Ndërsa Alaudini thotë se ajo fotografi ka qenë e publikuar me faqe zyrtare të Milaimit.

Ndërsa Milaimi vazhdon të thotë se ajo ishte rrenë dhe se nuk lejon askënd të abuzojë me emrin e tij.

Më pas Milaimi i tregon Lelës se ajo fotografi ka 4 javë që po qarkullon nëpër rrjete sociale dhe para disa dite dikush e ka dërguar dhe unë që jam totalisht idiot Intagramit, personi që bën mbikqyrje “Collab” e ka pranuar dhe brenda disa minutave nga rrjetet e mia është zhdukur. E falënderoj familjen tënde që ka dalë në mbështetjen time. Më pas Milaimi i kërkon falje Lelës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë

Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë

Magazina
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Magazina
“Fitove duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, 40-vjeçar i papjekur” - shpërthen një debat virtual mes Ronaldos dhe Luizit

“Fitove duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, 40-vjeçar i papjekur” - shpërthen një debat virtual mes Ronaldos dhe Luizit

Magazina
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania

Igli largohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kërcënohet me vdekje gruaja e Kai Havertz, pas humbjes nga Manchester United

Kërcënohet me vdekje gruaja e Kai Havertz, pas humbjes nga Manchester United

Magazina
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania

“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori