LAJMI I FUNDIT:

Mila Kunis e bindi aktorin Ashton Kutcher ta kthente biletën për udhëtimin në hapësirë

Mila Kunis e bindi aktorin Ashton Kutcher ta kthente biletën për udhëtimin në hapësirë
(Foto: Complex/Getty)

Në një intervistë të fundit, Ashton Kutcher ka treguar se ai supozohej të ishte një nga pasagjerët në fluturimin e kompanisë së udhëtimit në hapësirë të miliarderit Richard Branson, por Mila Kunis e bindi që ta rishikonte këtë vendim.

Aktori hollivudian pranoi se me nxitjen e gruas së tij vendosi ta kthente biletën për fluturim hapësinor me Virgin Galactic.


“Kur u martova dhe pata fëmijë, gruaja ime theksoi se mund të mos ishte një vendim i zgjuar për familjen për të shkuar në hapësirë kur kemi fëmijë të vegjël, kështu që në fund unë ktheva biletën e blerë tashmë nga Virgin Galactic”, ka pranuar aktori.

Fluturimi suborbital i iniciuar nga biznesmeni britanik, Richard Branson, i cili u vonua disa herë, u krye me sukses më 11 korrik. Virgin Galactic planifikon të kryejë vetëm një fluturim tjetër prove para se të fillojë fluturimet tregtare.

(Foto: People)

Deri më tani, më shumë se 600 persona kanë prenotuar bileta me një çmim prej 200.000 deri në 250.000 dollarë. Kompania pritet të rifillojë së shpejti me shitjet e biletave, megjithëse me një çmim më të lartë.

“Unë duhej të isha në fluturimin tjetër, por ende nuk do të jem”, ka shtuar Kutcher.

Edhe pse ai ndryshoi mendje për shkak të shqetësimeve të gruas së tij, aktori ende nuk heq dorë nga ëndrra e tij për të shkuar në hapësirë.

“Një ditë do të largohem patjetër”, ka shprehur vendosmërinë e tij 43-vjeçari. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori