Mesfushori nigerian, John Obi Mikel do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pasi nuk është në planet e Antonio Contes dhe nuk ka luajtur pothuajse fare këtë edicion, nigeriani ka vendosur të largohet.

Agjenti i lojtarit, John Shittu ka treguar se disa skuadra italiane janë të interesuara për klientin e tij.

“Më parë kemi kontaktuar me Interin por tani ka shumë skuadra italiane që e duan Mikelin. Momentalisht nuk mund të jap emra”.

“Mikel do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit”, shprehet Shittu.

“Në Angli, Spanjë, Gjermani dhe në Kinë ka oferta për të. Të gjitha do të zbulohen në janar”, përfundoi agjenti i lojtarit. /Telegrafi/