LAJMI I FUNDIT:

Mike Tyson ble 40 hektar tokë për ta mbjellë me hashash (Video)

Mike Tyson ble 40 hektar tokë për ta mbjellë me hashash (Video)

Ish-boksieri Mike Tyson është i vendosur që të bëhet një nga prodhuesit më të mëdhenj në industrinë e marijuanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së bashku me disa partnerë të tjerë ai ka blerë 40 hektarë tokë në Kaliforni për të mbjellë në mënyrë të ligjshme barin jeshil. Kalifornia është një nga shtetet që ka legalizuar kanabisin.


Vendimi hyri në fuqi prej 1 janarit dhe Tyson kërkon të jetë një nga personat e parë që do të investojë shumë para në këtë biznes.

Ish-boksieri 51-vjeçar, ish-kampion bote në peshat e rënda ka qenë vetë personalisht që ka parë vendin ku do të ngrihet resorti i kanabisit, vetëm 110 milje nga Los Angeles.

Tyson ka thënë se fillimisht qëllimi i biznesit të tij do të jetë mbjellja e kanabisit për qëllime farmaceutike si dhe ngritja e një shkollë për kultivuesit e kanabisit. /lapsi/