LAJMI I FUNDIT:

Michelle Rodriguez nuk ndërron qëndrim: Ose më shumë femra protagoniste në “Fast & Furious”, ose do të largohet (Foto)

Michelle Rodriguez nuk ndërron qëndrim: Ose më shumë femra protagoniste në “Fast & Furious”, ose do të largohet (Foto)

Michelle Rodriguez asnjëherë nuk ka pasur frikë të shprehë mendimin e saj sa i përket serisë së hit-filmave “The Fast and the Furious”.

Aktorja, e cila luan rolin e Letty Ortiz për më shumë se një dekadë, në muajin qershor pas lansimit të “The Fate of the Furious”, i kishte kritikuar filmat për mungesë të përfaqësimit femëror dhe kishte kërcënuar se do të tërhiqej.


Letty Ortiz është paraqitur në pesë filma “The Fast and the Furious”

“Shpresoj që të vendosin të shfaqin pak dashuri për femrën në vazhdimin e radhës. Ose ndoshta do të më duhet t’i them lamtumirë një sage që e dua shumë”, kishte shkruar asokohe në Instagram.

Ajo nuk e ka ndryshuar qëndrimin dhe në një prononcim për TMZ ka thënë se akoma e ka në plan të largohet në rast se nuk ka ndonjë përparim.

Michelle Rodriguez kërkon më shumë femra në “Fast & Furious”, përndryshe largohet (Foto)
Lexo po ashtu Michelle Rodriguez kërkon më shumë femra në “Fast & Furious”, përndryshe largohet (Foto)

“Rrugëtimi im është për fuqizimin e femrës dhe nëse ndjej që kam ngecur në atë fushë në punën që e bëj për të jetuar, atëherë do të më duhet të largohem. Evoluo ose vdis, zemër”, ka thënë aktorja.

Përkundër dashurisë për filmin, ajo ka kërcënuar me largim (Christopher Polk/MTV1617/Getty Images)

39-vjeçarja ka theksuar më tej se dëshiron t’i dëgjojë producentët duke biseduar për një ndryshim.

Gal Gadot ka qenë po ashtu pjesë e këtyre filmave

Jordana Brewster, Gal Gadot, Charlize Theron e Nathalie Emmanuel, janë disa prej aktoreve që kanë qenë pjesë e filmave “The Fast and the Furious”, mirëpo të rralla kanë qenë ndërveprimet e tyre në mungesë të meshkujve që shfaqen si më të rëndësishmit në serinë e këtyre filmave.

Charlize Theron në “The Fate of the Furious”

Letty Ortiz (Michelle Rodriguez) ka qenë pjesë në filmat “The Fast and the Furious” të viteve 2001, 2009, 2013, 2015 dhe 2017. /Telegrafi/

Jordana Brewster është një tjetër aktore që ka luajtur në këto filma

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori