Mexes: Do ta zhvillojmë një kampionat të madh

Francezi, Philippe Mexes, shënoi një super gol duke i lënë në gjumë mbrojtjen e dobët të Interit për fitoren minimale 1-0 të Milani.
Mexes ka folur pas ndeshjes për skuadrën e tij, duke thënë se duhet të punojnë shumë që ta zhvillojnë një kampionat të madh.
“Kemi shënuar një fitore në miqësore por që vlen shumë për tifozët tanë kudo në botë”.
“Tani duhet të vazhdojmë të punojmë kështu për ta bërë një kampionat të madh. Duhet t’i ndjekim këshillat e trajnerit pasi kemi një skuadër të madhe”, tha Mexes. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate










































