0Shares

Emisioni “Metamorfoza” nga Suzana mbledh tashmë çdo të shtunë pranë ekranit të gjithë shikuesit e Alsat-M, për të parë ndryshimet drastike të personave që ky emision mundëson.

Kësaj radhe, e ftuar ka qenë një grua e quajtur Emrije. Ajo me prejardhje është nga Gjilani dhe ishte shumë e pakënaqur me dukjen e saj.

Problemi kryesor ishin dhëmbët, me të cilët ajo kishte probleme ngase edhe nuk mund të përtypej mire.

Por, vizita te detisti bashkë me Suzanën, i dha fund këtij problem të saj. Ajo tashmë ka dhëmbë të bardhë dhe të bukur.

Më pas, emisioni vazhdon me një vizitë te dermatologu, e cila është dëshirë e çdo femre që të marrë leksionet e duhura rreth ruatjes së lëkurës dhe pamjes estetike.

Një vizitë në një nga butikët e qytetit, bëri që Emrija të pajiset me më shumë informata rreth tendencave të modës, dhe stilit që ajo duhet t’i përshtatet.

Në fund, parukieri Kaci dhe grimerja Sellma ishin kujdesur për ndryshimin fina, i cili rezultoi edhe në një person të transformuar tërësisht.

Përpara pasqyrës, Emrija ndihej krejt ndryshe dhe falënderuese ndaj moderators Suzana Mushkolaj, e cila kishte përmbyllur me sukses një tjetër mission të sajin. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)