LAJMI I FUNDIT:

Mesut Ozil refuzon PSG-në

Mesut Ozil refuzon PSG-në

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka hedhur poshtë një ofertë nga PSG.

The Mirror shkruan sot se trajneri Unai Emery është në favor të shitjes së mesfushorit – megjithëse e kishte emëruar kapiten kundër Cardiffit.

Dhe sipas raporteve në Gjermani, Ozil ishte në shënjestër të parisienëve, të cilët e shihnin si zëvendësues të Neymarit.

Futbollisti brazilian do të jetë jashtë fushave të blerta për dhjetë javë dhe do të humbasë dy ndeshjet e e Ligës së Kampionëve me Manchester Unitedin.

Interi gjithashtu është i lidhur me një lëvizje drejt turko-gjermanit, i cili mund të shkëmbehet me Ivan Perisicin, por kroati dëshiron të mbetet me klubin e Serie A.

Të gjitha lajmet e fundit rreth transferimeve
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet e fundit rreth transferimeve

Theksojmë se 30-vjeçari këtë sezon për Arsenalin ka pasur 17 paraqitje duke shënuar katër gola.

Ndryshe, Ozil tash e sa kohë është pensionuar edhe prej kombëtares gjermane, ku kishte djersitur fanellën 92 herë dhe realizoi 23 gola. /Telegrafi/