LAJMI I FUNDIT:

Mesut Ozil mund të mos luajë kurrë më për Arsenalin

Mesut Ozil mund të mos luajë kurrë më për Arsenalin
Mesut Ozil (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Mikel Arteta e ka bërë të qartë se asgjë nuk ka ndryshuar lidhur me situatën e Mesut Ozil, i cili është lënë sërish jashtë skuadrës së Arsenalit.

31-vjeçari nuk ka luajtur në asnjë ndeshje që nga rikthimi i futbollit, ndërsa trajneri më herët ka thënë se kjo ka ndodhur për arsye taktike.


Më pas është thënë se mospërfshirja e tij as në bankën rezervë kishte të bëjë me një lëndim që ka pësuar në shpinë.

Sidoqoftë, në ndeshjet e fundit nuk është përmendur një lëndim i tillë dhe meqenëse kontrata e Ozil me Topçinjtë skadon në vitin e ardhshëm – sipas The Sun – mund të ndodhë që ai të mos luajë më për Arsenalin.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Për herë të fundit, mesfushori ka luajtur si zëvendësues ndaj Southamptonit, kur tifozët e kishin ngacmuar duke nxjerrë një ombrellë për ta mbrojtur nga dielli.

Ozil konsideron vetëm dy kampionate për të ardhmen
Lexo po ashtu Ozil konsideron vetëm dy kampionate për të ardhmen

Pas ndeshjes ndaj Tottenham Hotspur, Arteta u ka thënë gazetarëve se nuk ka ndonjë përditësim lidhur me situatën e Ozil: “Ai është në të njëjtën pozitë siç ka qenë javën e kaluar po dy javë më parë”.

“Dhe kemi thënë se do ta menaxhojmë gjithçka nga brenda”, ishin fjalët e trajnerit, i cili kur u pyet se çfarë mendonte me këtë, deklaroi: “(Kjo do të thotë) se nuk kam asgjë për të thënë”. /Telegrafi/