Konfirmohet që Messi nuk luan ndaj Interit


Interi do të jetë nikoqir i Barcelonës për përballjen në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që zhvillohet nesër (10 dhjetor) në Giusseppe Meaza do të jetë ajo kthyese në kuadër të Grupit F.
Blaugranasit janë kualifikuar edhe zyrtarisht në 1/16 e finales për garën më të rëndësishme në Evropë, derisa kanë publikuar edhe listën e lojtarëve të ftuar për takimin e nesërm.
Lionel Messi dhe Gerard Pique janë lënë në pushim nga Ernesto Valverde, gjersa Jordi Alba, Ousmane Dembel dhe Nelson Semedo janë të lënduar.

Nga
Telegrafi
09/12/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































