LAJMI I FUNDIT:

Messi vjen me një mesazh të madh pas pensionimit të Iker Casillasit

Messi vjen me një mesazh të madh pas pensionimit të Iker Casillasit

Lionel Mess i ka bërë nder të madh portierit Iker Casillas, i cili u tërhoq nga përfundimisht nga futbolli i luajtur në moshën 39-vjeçare.

Legjenda e Real Madridit njoftoi vendimin e tij të martën, duke mbyllur karrierën e tij të pasur me një total prej 24 trofeve – përfshirë pesë tituj të La Liga, katër trofe të Ligës së Kampionëve, dy Kampionate Evropiane dhe një Kupën të Botës.


Pasi pësoi një sulm në zemër pak më shumë se një vit më parë, Casillasi nuk arriti më t’i kthehet fushave të blerta dhe pas mbylljes së këtij sezoni u ngjit në podium pas triumfit të Portos në Superligën Portugeze dhe më vonë vendosi pensionimin.

Portieri legjendar Iker Casillas pensionohet nga futbolli
Lexo po ashtu Portieri legjendar Iker Casillas pensionohet nga futbolli

Ai tashmë ka zënë vendin si njëri nga portierët më të mirë në histori dhe Messi, i cili ishte njëri nga kundërshtarët më të shpeshtë dhe shënoi shumë para tij në El Clasico, i dërgoi një mesazh me shumë klas në të cilin thotë se ai ishte një nga kundërshtarët e tij më të vështirë.

Mesazhi i yllit argjentinas të Barcelonës erdhi gjatë një botimi në gazetën spanjolle AS.

“Iker tërhiqet sot, por ai u vendos në historinë e futbollit shumë kohë më parë”.

“Jo vetëm sepse ai ishte një pikë referimi në La Liga, por edhe sepse ai arriti të fitojë gjithçka ndërkombëtarisht”.

“Ju jeni një portier spektakolar dhe ishte vërtet e vështirë të kisha si kundërshtar”.

“Por, duke parë mbrapa, unë gjithashtu mendoj se ishte një rivalitet mjaft i bukur që na bëri që të duhet të dilnim jashtë vetes çdo herë që ndeshnim njëri-tjetrin”, ka thënë Messi.

Casillas do t’i ketë vlerësuar plotësisht ato fjalë nga Messi, veçanërisht pasi ai e ka konsideruar si njërin nga kundërshtarët më të vështirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori