LAJMI I FUNDIT:

Messi vazhdon shkëlqimin dhe golat, dërgon Inter Miamin në gjysmëfinale të Kupës

Messi vazhdon shkëlqimin dhe golat, dërgon Inter Miamin në gjysmëfinale të Kupës

Lionel Messi ka shënuar përsëri me ekipin e Inter Miamit, duke gjetur rrjetën e tetë në pesë ndeshje që nga debutimi.

Inter Miami ka marrë një fitore të pastër 4-0 në ndeshjen çerekfinale ndaj Charlotte FC në kuadër të Kupës së Amerikës Qendrore dhe Veriore.


Goli i fundit dhe i rezultatit përfundimtar u shënua pikërisht nga lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, Lionel Messi.

Messi përmbylli një aksion të mirë duke shënuar nga afërsia në minutën e 86-të për rezultat 4-0.

Ky ishte goli i tetë nga pesë ndeshjet e zhvilluara deri tani të yllit argjentinas me Inter Miamin, duke treguar se tani klubit nga Florida duhet t’i kenë frikën.

Në anën tjetër, Inter Miami ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës, ku do të ndeshet me Philadelphia Union me datë 16 gusht. /Telegrafi/