Lionel Messi pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga Barcelona.

Kapiteni i katalunasve kishte bërë kërkesë për tu larguar në verë, por në fund largimi i tij nuk ndodhi dhe Messi qëndroi në Camp Nou.

Argjentinasi ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2021, kur do të mbetet futbollist i lirë.

Manchester City shihet si skuadra favorite e cila do të transferojë Messin dhe klubi anglez tanimë ka nisur përgatitjet për një gjë të tillë.

City nuk do të pres deri në verë për ta marrë Messin si futbollist të lirë, pasi synon afrimin e tij në janar.

Mundo Deportivo ka raportuar se City planifikon të dërgojë një ofertë të ulët te Barça për argjentinasin.

Duke marrë parasysh që në janar kontrata e Messit me Barcelonën do të mbetet vetëm edhe gjashtë muaj, atëherë City është gati të shpenzojë 15 milionë euro.

Nëse nuk do të pranohet kjo ofertë nga katalunasit, City do të tentojë ta bind Messin që të nënshkruajë parakontratë dhe t’iu bashkohet atyre në verë si futbollist i lirë.

Gjithsesi edhe skuadra tjera si Paris Saint Germain dhe Inter janë duke monitoruar situatën e argjentinasit. /Telegrafi/