LAJMI I FUNDIT:

Messi refuzoi të shkonte në emision, Kate Abdo: A e dini pse, a mund ta them këtë?

Messi refuzoi të shkonte në emision, Kate Abdo: A e dini pse, a mund ta them këtë?

Të mërkurën, Lionel Messi refuzoi të jetë i ftuar në emisionin televiziv CBS Sports të filmuar në Miami në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe arsyeja është komentuesi ekspert dhe mbrojtësi legjendar i Anglisë dhe Liverpoolit, Jamie Carragher.

Prezantuesja Kate Abdo tha në mes të emisionit se i kanë dërguar një ftesë zyrtare klubit të Messit, Inter Miamit.


“A e dini se çfarë u përgjigjën zyrtarisht? A mund ta them këtë?”, ka thënë prezantuesja dhe zbuloi: “Mesa duket Messi nuk do të vijë në emisionin televiziv ku Carragher merr pjesë”.

Lionel Messi 'iu lut Guardiolës që ta transferonte atë te Man City' në mesazhet e rrjedhura nga WhatsApp
Lexo po ashtu Lionel Messi 'iu lut Guardiolës që ta transferonte atë te Man City' në mesazhet e rrjedhura nga WhatsApp

Ish-futbollistë, tani edhe komentues ekspertë, Thierry Henry dhe Micah Richards, u tronditën dhe Carragher duke qeshur tha se vendimi i Messit i sjell lavdi.

Abdo zbuloi historinë e refuzimit të Messit pasi Carragher argumentoi se Cristiano Ronaldo ishte një sulmues më i mirë, por e konsideroi Messin si futbollistin në përgjithësi më të mirë. Prezantuesja ka kujtuar se si vitin e kaluar Messi i dërgoi një mesazh privat Carragherit, në të cilin e quajti gomar yllin anglez.

Dështon "Vallëzimi i fundit" për Messin dhe Ronaldon
Lexo po ashtu Dështon "Vallëzimi i fundit" për Messin dhe Ronaldon

Arsyeja për këtë është se Carragher, duke folur për rikthimin e Ronaldos në atë kohë te Manchester United, të cilin e konsideronte të gabuar, deklaroi se e konsideronte dështim edhe shkuarjen e Messit në PSG.

Deklarata e Carragherit nuk i ka pëlqyer Messit dhe duket se ende nuk e ka falur, prandaj nuk iu bashkua as spektaklit të mbajtur në qytetin ku luan tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori