LAJMI I FUNDIT:

Messi qetëson tifozët e Barcelonës me deklaratën rreth të ardhmes

Messi qetëson tifozët e Barcelonës me deklaratën rreth të ardhmes

Lionel Messi mbrëmë ka fitua Topin e Artë të gjashtë në karrierë.

Ylli argjentinas u bë lojtari i parë në histori të futbollit që e fiton trofeun e madh për të gjashtën herë, duke lënë pas vetes Cristiano Ronaldon që ka pesë.

32-vjeçari madje është përgjigjur edhe në pyetjen se a do të largohet nga Barcelona në të ardhmen, derisa me deklaratën e tij ka qetësuar tifozët blaugranas.

“Njerëzit më njohin dhe e dinë që nuk ka asnjë problem me këtë çështje. Ajo që ndiej për këtë klub tejkalon çdo nënshkrim, çfarëdo kontrate apo çfarëdo letre. Është diçka më shumë, dua të jem mirë ndërsa jam te Barça”, ka thënë argjentinasi.

“Çmimet individuale nuk janë qëllimi im, gjithmonë e kam thënë dhe përsëritur, megjithatë mbetet një vlerësim shumë i madh për atë që përfaqëson (Topi i Artë). Është një gëzim i madh edhe për shokët e mi të skuadrës”.

Lionel Messi, fiton Topin e Artë të gjashtë në karrierë
Lexo po ashtu Lionel Messi, fiton Topin e Artë të gjashtë në karrierë

“Do të më pëlqente të fitoja edhe disa trofe të Ligës së Kampionëve, disa të Kupës së Amerikës, përpara një çmimi tjetër individual. Është e veçantë sepse po më ndodh në një moment të bukur të jetës sime”.

“Jam shumë i lumtur që po e ndaj me familjen time, është kënaqësi. Shpresoj të luaj edhe shumë vite, por po mbush 33 vjeç dhe kjo varet nga mënyra se si ndihem fizikisht. Sot, faleminderit Zotit që ndihem më mirë se kurrë, emocionalisht dhe fizikisht”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori