LAJMI I FUNDIT:

Messi pretendon se nuk do të luajë me Argjentinën në Kupën e Botës në vitin 2026

Messi pretendon se nuk do të luajë me Argjentinën në Kupën e Botës në vitin 2026

Lionel Messi ka zbuluar se nuk ka ndërmend të luajë në Kupën e Botës në vitin 2026, me daljen e tij të fundit në një skenë të tillë që do të jetë finalja e vitit 2022.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Messi frymëzoi kombëtaren Albiceleste drejt lavdisë globale në Katar, me një koleksion performancash të mëdha që e lejuan atë të kompletojë koleksionin e trofeve me Kupën e Botës.


35-vjeçari kishte sugjeruar që të shkonte në atë turne se nuk do të kthehej për një tjetër dhe ai tani e ka përsëritur këtë qëndrim pasi zbuloi se së shpejti do të shkojë në Amerikë në nivel klubesh për t’u lidhur me klubin nga MLS, Inter Miami.

Më në fund zgjidhet debati për 'GOAT', tashmë ka një fitues të qartë
Lexo po ashtu Më në fund zgjidhet debati për 'GOAT', tashmë ka një fitues të qartë

I pyetur nga një TV kinez nëse ai pret të zgjasë karrierën e tij ndërkombëtare deri në finalet e Kupës së Botës në vitin 2026, që do të organizohen nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika, Messi mohoi një gjë të tillë.

“Mendoj se jo. Ky ishte Botërori im i fundit. Do të shoh si do të shkojnë gjërat, por jo në parim, nuk do të shkoj në Botërorin e ardhshëm”, ka thënë Messi.

Messi është pjesë e skuadrës aktuale të Argjentinës, që ndodhet në Kinë për një takim miqësor me Australinë, dhe tashmë krenohet me rekordin e tij me 174 paraqitje dhe 102 gola për vendin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori