Tashmë Lionel Messi dihet që është një nga goditësit më të mirë të gjuajtjeve të lira.

Ai me Barcelonën ka arritur që të shënojë shumë shpesh nga gjuajtjet e lira.

Argjentinasi është një nga lojtarët kryesorë në botë, që krijon art në futboll dhe vazhdon të përmirësohet në secilin drejtim.

Ai shënoi dy herë ndaj Espanyolit në derbi fundjavën e kaluar.

Ishte hera e parë që kapiteni i Blaugranave shënoi dy herë brenda një ndeshje duke e dërguar në 19 numrin e golave që nga sezoni 2013-14.

Thuhet se ka qenë legjenda Diego Maradona , që e ka mësuar Messin.

Reklama

Edhe te Juventusi ka disa lojtarë tani që gjuajnë mirë nga goditjet e dënimit, ku në mesin e tyre është  edhe Cristiano Ronaldo.

Reklama

Portugalisht tani ballafaqohen me Miralem Pjanicin dhe Paulo Dybalan sa herë që bardhezinjtë fitojnë goditje dënimi në pozita të rrezikshme.

Në fakt, Serie A nuk ka mungesë të talenteve nga këto situata. Hakan Calhanoglu i Milanit po ashtu është i jashtëzakonshëm.

Në top 10 është edhe shqiptari Enis Bardhi që ka shënuar hiq më pak se gjashtë gola.

Goal.com ka renditur dhjetë më të mirët që vijnë nga pesë Ligat e mëdha të Evropës. /Telegrafi/