LAJMI I FUNDIT:

Messi i përgjigjet në mënyrë fantastike pyetjes së famshme: “A mund t’ia dilte ai në një natë të ftohtë në Stoke?”

Messi i përgjigjet në mënyrë fantastike pyetjes së famshme: “A mund t’ia dilte ai në një natë të ftohtë në Stoke?”
Foto: Sportbible

Në vitet e fundit pas çdo paraqitje të madhe të Lionel Messit, tifozët e klubeve tjera shfaqeshin me pyetjen e famshme: “A mund t’ia dilte Messi në një të martë të ftohtë dhe me shi në Stoke?”.

Dhe më në fund njeriu i pesë Topave të Artë, nëntë titujve La Liga, gjashtë Kupa të Mbretit, katër Liga të Kampionëve dhe 566 golave me Barcelonën dhe 65 tjerë me Argjentinën, i është përgjigjur kësaj pyetje.


“Ata duhet të shohin fushat ku kam luajtur në Rosario”, ka thënë Messi për shkurt dhe mirë, duke iu treguar se fushat ku fillimisht ka luajtur ai në Argjentinë ishin edhe më vështira.

Portieri i Stoke Cityt, Jack Butland, duke iu gëzuar fitores ndaj Swansea Cityt në stadiumin Bet365 (Foto: Nathan Stirk/Getty Images/Guliver)

Leo asnjëherë nuk ka luajtur deri më tani në stadiumin Bet365 të Stoke Cityt, dëshira e shumë tifozëve do ishte ta shikojnë argjentinasin një herë ndaj skuadrës angleze, por kjo duket e vështirë duke ditur gjendjen e Stoke.

Historia pas debutimit të Messit me Barçën
Lexo po ashtu Historia pas debutimit të Messit me Barçën

Stoke aktualisht luan në Championship (kampionati i dyte elitar anglez) dhe renditet në vendin e 14.

Messi sa ishte pjesë e skuadrës argjentinase, Newell’s Old Boys

Pra, një përballje Barcelona-Stoke në një garë evropiane me shumë mundësi është e pamundur edhe për shumë vite, kështu që shpresojmë në një miqësore.

Klubi i parë i Messit ishte Newell’s Old Boys, i cili është klubi i vendlindjes së tij, Rosario. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga
Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Premier League
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori