Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi nuk është i befasuar nga golat e Cristiano Ronaldos në Serie A për Juventusin,  pasi i vlerësoi aftësinë e portugezit. 

Ronaldo ka shënuar në 11 ndeshje radhazi për klubin e tij italian, pavarësisht se ka mbushur 35 vjet këtë muaj.


Messi, ndërkohë, ka shkuar katër ndeshje pa gol por ka kontribuar në gjashtë asistime në tri paraqitjet e tij të fundit.

messi 3

"Normalisht, është normale që ai vazhdon të shënojë, ai është një sulmues i egër, ai do që të shënojë, çdo ditë që luan ai do të shënojë".

"Ai ka shumë atribute të mira si sulmues”, ka thënë Messi për Mundo Deportivo.

ronaldo 2 e1581196678929

Messi ka shënuar 14 herë në vetëm 19 ndeshje të La Ligës këtë sezon për Barcelonën. /Telegrafi/

telegrafi sport app