LAJMI I FUNDIT:

“Messi Kosovar”, “Messi Zviceran” – çfarë ka ndodhur me lojtarët që u cilësuan si “Messi i ardhshëm”

“Messi Kosovar”, “Messi Zviceran” – çfarë ka ndodhur me lojtarët që u cilësuan si “Messi i ardhshëm”

Një numër i madh lojtarësh janë quajtur ‘Messi i ardhshëm’ ndër vite, por askush nuk i ka arritur kurrë lartësitë e fituesit të Kupës së Botës, Lionel Messit.

Në vitin 2020, ‘Messi Meksikan’ (kemi pasur një të tillë më parë, Diego Lainez) Luka Romero bëri histori në La Liga.

Si 15-vjeçar, adoleshenti u inkuadrua në lojë kundër Real Madridit në qershor të vitit 2020 dhe u bë lojtari më i ri që luajti në ligën më të mirë spanjolle, duke u treguar gjithashtu tifozëve se përse ka bërë bujë me disa prekje të bukura, përpara se të nënshkruante për Lazion në vitin 2021.

Ndërsa, Arsenali dikur ishte i lidhur me atë që atëherë ishte ‘Messi i ardhshëm’ – ylli iranian i Bayer Leverkusen, Sardar Azmoun.

Në verën e vitit 2019, Manchester United thuhej se po monitoronte adoleshentin e Trabzonspor, Abdulkadir Omur, ‘Messin Turk’.

Harta e botës pothuajse është mbushur me ‘Messi i ardhshëm’. Nga Peruja në Afrikën e Jugut dhe Japonia në Iran, shumë talent kishin filluar të merrnin këtë epitet, por deri më tani asnjëri se ka përmbushur atë.

Messi Anglez – Patrick Roberts

Shpërtheu si adoleshent në Fulham dhe pas disa paraqitjeve mbresëlënëse , Manchester City  shpenzoi 15 milionë euro për të.

Ai mezi hyri në skuadrën e Cityt para një huazimi të gjatë te Celtic. Edhe pse ai fitoi shtatë trofe nën drejtimin e Brendan Rodgers, Roberts pati një numër lëndimesh dhe nuk arriti lartësitë që pritej prej tij.

Një tjetër huazim te Girona sezonin e kaluar nuk funksionoi vërtet – ndërsa qëndrimet në Norëich dhe Middlesbrough sezonin e kaluar nuk kanë qenë frymëzuese.

Roberts u huazua në Derby, i cili mezi shmangu rënien në Ligën Një me një barazim emocionues 3-3 në ditën e fundit të sezonit të Kampionatit.

Tani, ai është në skuadrën e Sunderlandit.

Messi Skocez – Ryan Gauld

Gauld ishte 17 vjeç kur bëri debutimin e tij për Dundee United dhe filloi ta zhvillonte atë në Skoci, duke ndihmuar The Terrors të arrinin në finalen e Kupës Skoceze në vitin 2014.

Pasi u përfshi në listën e ngushtë për lojtarin e ri të vitit, Gauld u rrëmbye nga gjigantët portugez Sporting Lisbona.

Por, Gauld bëri vetëm dy paraqitje në ligë për Sportingun, të gjitha në 2014 dhe në fillim të 2015, dhe shkoi në katër periudha huazimi të pasuksesshme.

Ai është tani në skuadrën e MLS, Vancouver Whitecaps FC, pas një periudhe magjepse në skuadrën portugeze të nivelit të dytë Farense.

Messi Zviceran – Xherdan Shaqiri

Krahasimet e Messit janë padyshim një hap shumë larg, por Shaqiri është padyshim një lojtar mjaft i mirë për shumicën e skuadrave në botë.

Ai ka luajtur në disa nga klubet më të mëdha dhe ka shënuar në dy Kampionate Botërore dhe Kampionatin Evropian.

Lëndimet e kufizuan ndikimin e tij te Liverpooli, dhe ai u transferua në Lyon përpara se të shkonte në MLS me Chicago Fire.

Messi Egjiptian – Mohamed Salah

Ka qenë një kohë kur Salah të krahasohej me Messin do të ishte e pamundur të imagjinohej… domethënë në periudhën e tij te Chelsea.

Tani që lulëzon në Liverpool, mbreti egjiptian nuk është në nivelin e Messit – por ai është shumë afër.

Kjo ishte një etiketë nga koha kur sulmuesi ishte ende në Basel dhe, me gjithë sinqeritetin, është mjaft e drejtë.

Salah tani është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe së shpejti do të ketë lojtarë që do të quhen ‘Salahu i ardhshëm’.

Messi Spanjoll – Gerard Deulofeu

Sigurisht që ka mjaft talent natyror për të fituar krahasime me një nga më të mirët ndonjëherë.

Por, anësori, tani në Udinese pas qëndrimeve në Everton dhe Watford, nuk ka qëndrueshmërinë apo shkallën e punës për ta krahasuar veten me Messin.

Deulofeu luftoi në dy periudha te Barça, por ishte i rëndësishëm për Hornets që të arrinin në finalen e FA Cup në vitin 2019.

Messi Gjerman – Marko Marin

Arriti te Chelsea në vitin 2012 me një reputacion masiv, por – si shumë të rinj të tjerë të Bluve – nuk patën kurrë një shans të drejtë në “Stamford Bridge”.

Ai u dërgua në katër periudha huazimi në tre sezone dhe menaxhoi vetëm gjashtë ndeshje të Ligës Premier në Londrën Perëndimore.

Marin që atëherë ka fituar trofe në Greqi, Spanjë dhe Serbi përpara se të pensionohej vitin e kaluar ndërsa ishte në skuadrën hungareze Ferencvarosi.

Messi Kroat – Alen Halilovic

Një tjetër i dalë nga akademia e Barcelonës, reprezentuesi i vogël kroat ka teknikën, por ka luftuar me fizikun e futbollit të lartë.

Huazimet në Sporting Gijon kanë sjellë pak sukses. Ai është aktualisht në klubin kroat HNK Rijeka, pas periudhave në skuadrën e Kampionatit Reading dhe Milan, ku ai nuk arriti të luajë asnjë ndeshje të Serisë A. Skuadra holandeze Heerenveen, Standard Liege dhe Birmingham gjithashtu shfaqen në CV-në e tij.

Messi Norvegjez – Martin Odegaard

Një nga adoleshentët më të mirë në atë kohë në Evropë, norvegjezi u hodh nga Stromsgodset në Real Madrid në vitin 2015.

Ai fillimisht u përpoq të përballonte zhurmën dhe një huazim dy-vjeçar në Heerenveen solli formë jokonsistente.

Por, sezonin e kaluar në huazim te Real Sociedad, Odegaard ishte i shkëlqyer – duke e vënë veten në kornizën për t’u kthyer në ekipin e parë të Madridit.

Norvegjezi nënshkroi me Arsenalin në një marrëveshje të përhershme në vitin 2021, pas një huazimi dhe forma e tij i ka çuar Topçinjtë në krye të Ligës Premier.

Messi Irlandez – Alan Judge

Definitivisht një pseudonim pa fjalë, anësori e fitoi titullin ndërsa luajti për Brentford për pesë vjet midis 2014 dhe 2019.

Judge i ndihmoi Bletët të arrinin kampionatin dhe të qëndronin në nivelin e dytë, dhe u emërua në ekipet e PFA të vitit në 2013 dhe 2016.

Ai ishte në Ipsëich, duke ndihmuar Tractor Boys të arrinin vendin e nëntë në League One në 2020-21, përpara se të nënshkruante për Colchester.

Messi Peruan – Raul Ruidiaz

Me nofkën ‘Messi i vogël’, peruani shënoi një mori golash në Peru dhe Meksikë përpara se të kalonte në MLS në vitin 2018.

Sulmuesi ka qenë sensacional për Seattle Sounders, duke fituar Kupën MLS dhe Ligën e Kampionëve CONCACAF.

Messi Kosovar – Edon Zhergrova

Edon Zhegrova u bë një sensacion në vitin 2014, pasi përmbledhjet e golave ​​ të 15-vjeçarit të atëhershëm fituan mijëra shikime në YouTube.

Kalimi përkundër interesimit të madh nga Arsenali, PSG dhe Barcelona nuk u realizuan, por një kalim në Standard Liege në Belgjikë dhe më pas te Genk, rritën edhe më shumë cilësinë dhe përvojën e tij.

Ai shkoi më pas në Basel, në formë huazimi për 18 muaj, aty ku ia doli ta bindte Lillen që ta transferonte.

Messi Indian – Lallianzuala Chhangte

Anësori Chennaiyin u bë reprezentuesi më i ri indian kur bëri debutimin e tij në vitin 2015.

Por, tani në moshën 24-vjeçare, zhurma ka rënë paksa me Chhangte të paaftë për të ndërtuar karrierën mbi atë premtimin e hershëm.

Dhe ai tani luan për skuadrën indiane Mumbai City.

Messi Japonez – Takefusa Kubo

Ende vetëm 22 vjeç, Kubo ka shanset më të mira se çdo lojtar për të përmbushur këtë epitet.

Ish-sulmuesi i FC Tokios madje kaloi në radhët e Barcelonës, ku ishte një yll i të rinjve, përpara se të kthehej në Japoni.

Ai do të kishte qëndruar në La Masia, por pas ndalimit të transferimeve të Barçës ai nuk kishte më të drejtë të luante në ndeshje konkurruese, kështu që vendosi të kthehej në atdheun e tij.

Ai është lojtari më i ri që ka luajtur dhe shënuar në J.League dhe ka qenë i rregullt në skuadrën e FC Tokios.

Kubo u transferua nga Real Madridi – por u huazua shpejt te Mallorca përpara se t’i bashkohej Getafes me një marrëveshje afatshkurtër më parë në 2021.

Kubo, i cili ka qenë brilant në rrugëtimin e suksesshëm të Japonisë në Botëror në Katar, aktualisht është në Real Sociedad pasi kaloi verën e kaluar.

Messi Iranian – Sardar Azmoun

Një numër i klubeve evropiane ishin të interesuar për Azmoun disa vite më parë, duke përfshirë Arsenalin, i cili ofroi 5 milionë euro për sulmuesin e shpejtë.

Azmoun luajti në Rusi për Zenitin e Shën Petersburgut, ku ai ka shënuar 62 herë në vetëm 104 ndeshje, ndërsa ka fituar tre tituj të Premierligës ruse.

Megjithatë, ai është tani në Bayer Leverkusen – ku ka shënuar vetëm një herë në dy sezone.

Messi Nigerian – Stanley Okoro

I quajtur ‘Messi i Vogël’, Okoro kaloi kohë në Spanjë me Almerian, por u përpoq të bënte një përparim.

Ai sigurisht që i pëlqen pseudonimi, megjithatë, duke thënë: “Nuk më shqetëson kur njerëzit më quajnë Messi i Vogël”.

“Është një gjë e këndshme të krahasohesh me futbollistin më të mirë në botë – nuk e kam problem me këtë”.

Por, pasi ka luajtur në vendlindjen e tij, në Nigeri, Okoro tani është pa një klub.

Messi i Afrikës së Jugut – Tebogo Tlolane

Anësori u quajt “Messi” që në moshë të vogël për shkak të aftësive të tij në driblim.

Ai madje arriti një provë dy javore në Barcelonë, por nuk arriti të bindte ata. Tlolane tani është kthyer në Afrikën e Jugut me Orlando Pirates. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
LIVE: Itali 2️⃣-1️⃣ Shqipëri: Italianët shënojnë edhe një herë, marrin epërsinë

LIVE: Itali 2️⃣-1️⃣ Shqipëri: Italianët shënojnë edhe një herë, marrin epërsinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Pa kaluar as një minutë lojë, Bajrami shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë

Pa kaluar as një minutë lojë, Bajrami shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë

Përfaqësueset

"Hera e parë që bëj video në stadiume, atmosferë mahnitëse" - Ramadani tregon emocionet para ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Himni i Kombëtares kënga “Mora Fjalë” performohet sot ekskluzivisht nga artistja Shkurte Fejza në Prishtina Football Fest, në Sheshin

Himni i Kombëtares kënga “Mora Fjalë” performohet sot ekskluzivisht nga artistja Shkurte Fejza në Prishtina Football Fest, në Sheshin "Xhorxh Bush"!

Sport
Formacionet zyrtare, Itali-Shqipëri: Sylvinho me Strakoshën në portë, Spalletti me më të mirët

Formacionet zyrtare, Itali-Shqipëri: Sylvinho me Strakoshën në portë, Spalletti me më të mirët

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Kalo në kategori