LAJMI I FUNDIT:

Messi kalon në një semafor të kuq në Amerikë, për pak shpëton nga një aksident i madh trafiku

Messi kalon në një semafor të kuq në Amerikë, për pak shpëton nga një aksident i madh trafiku

Lionel Messi tashmë ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku së shpejti do të luajë me fanellën e klubit të tij të ri Inter Miami dhe duke gjykuar nga videoja në rrjetet sociale, argjentinasit do t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur me vozitjen në trafik në këtë vend.

Futbollisti legjendar i Barcelonës është filmuar duke kaluar nëpër semafor të kuq me automjetin e tij të shtrenjtë.


Teksa kryente këtë shkelje rrugore ka qenë nën shoqërimin e policisë me dritat rrotulluese të ndezura, por për pak është përplasur edhe me një mjet tjetër.

Gjithçka ka ndodhur në Fort Lauderdale, rreth 45 kilometra nga Miami, që do të bëhet shtëpia e re e familjes Messi.

Me atë rast, lehtë mund të kishte ndodhur një përplasje me një automjet tjetër që vinte nga ana tjetër. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë për Messin.

Fituesi i shtatë Topave të Artë në Miami do të prezantohet zyrtarisht më 16 korrik, në orët e para të mëngjesit me orën tonë lokale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori