LAJMI I FUNDIT:

Messi i jep lajmin e hidhur PSG-së para rinovimit të kontratës

Messi i jep lajmin e hidhur PSG-së para rinovimit të kontratës

Paris Saint-Germain po përballet me një betejë të vazhdueshme për të mbajtur Lionel Messin në klub këtë verë.

E ardhmja e argjentinasit vazhdon të jetë një pikë e madhe diskutimi në Parc des Princes, me kontratën e tij aktuale që skadon në fund të qershorit dhe nuk ka përparim për një zgjatje.


PSG ka një opsion për t’i ofruar Messit edhe 12 muaj shtesë në klub, sipas marrëveshjes së tyre origjinale, por 35-vjeçari thuhet se është gati të largohet.

Shanset e Barcelonës për ta rikthyer atë në Camp Nou janë rritur me nënpresidentin e klubit Rafa Yuste që konfirmoi se janë në bisedime me përfaqësuesit e tij.

Pavarësisht raportimeve se PSG është e gatshme t’i ofrojë Messit një kontratë sipas kushteve të tij,  Goal.com pretendon se klubi duhet të ulë faturën e pagave me 30 për qind për të përballuar rinovimin e Messit.

PSG mund t’i ofrojë 35-vjeçarit një kontratë të reduktuar, por argjentinasi ka të ngjarë ta refuzojë këtë, me Barcelonën që ka një shans më të mirë me një pagë më të ulët, për shkak të lidhjes së tyre me të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori