LAJMI I FUNDIT:

Mësohet shuma e ofertës së PSG-së për Donnarumman

Mësohet shuma e ofertës së PSG-së për Donnarumman
(Foto: Instagram/gigiodonna99)

Spekulimet po rriten se Paris Saint-Germaini është në bisedime intensive me portierin italian, Gianluigi Donnarumma.

Kontrata e gardianit me Milanin skadon më 30 qershor dhe ai ka vendosur të mos e rinovojë atë, duke bërë të ditur se do të largohet nga San Siro.


Juventusi ka qenë destinacioni primar i 22-vjeçarit, mirëpo Bianconerët nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje për Wojciech Szczesny.

(Foto: Instagram/gigiodonna99)

Në ndërkohë, PSG edhe pse ia ka vazhduar kontratën Keylor Navasit, nuk dëshiron ta humbë shansin për transferimin e Donnarummas.

Sipas ekspertit të transferimeve pranë Sportitalia e Gazzetta dello Sport, Alfredo Pedulla, klubi francez ka ofruar 10 milionë euro në sezon për portierin.

Në ndërkohë, edhe mëngjesin e sotëm (e hënë) kanë zhvilluar bisedime, pasi që PSG dëshiron të arrijë marrëveshje në ditët në vijim. /Telegrafi/