Prej kohësh është përfolur në media dhe portale, por duket se tashmë dasma e shumëkomentuar e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt po shkon drejt realizimit.

Burime të Prive By Liberta Spahiu, pranë çiftit, konfirmojnë se dyshja ka piketuar muajin korrik për të kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni që pritet të jetë ndër ngjarjet më të mëdha të verës në showbiz.


Ndonëse Bora herë pas here është përpjekur t’i zbehë zërat, duke i quajtur “thashetheme verore”, këtë herë lajmit i ka dhënë më shumë peshë vet Donaldi, gjatë një bisede të sinqertë në emisionin “Më lër të flas”, përballë vëllait të tij, Romeo Veshaj.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Në intervistë, ai pranoi se planet për dasmën – por edhe për zgjerimin e familjes – kanë nisur zyrtarisht për këtë verë. Donaldi tregoi se janë në fazën e diskutimit të detajeve, duke bërë edhe batuta për “debatet” e çiftit rreth organizimit, sidomos kur vjen puna te numri i të ftuarve, ku duket se mendimet e tyre nuk përputhen gjithmonë.

Sipas të njëjtave burime, ceremonia pritet të mbahet në jug të Shqipërisë, buzë detit, në një atmosferë verore, ku do të mblidhen miqtë e ngushtë dhe njerëzit më të afërt të çiftit.

Nëse konfirmohet zyrtarisht, dasma e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt pritet të jetë një nga eventet më të komentuara të sezonit. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be