LAJMI I FUNDIT:

Mësohet kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Konferencës

Mësohet kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Konferencës

Ballkani ka pësuar humbe të thellë në ndeshjen kthyese ndaj Ludogorets me rezultat 4-2 në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Fitorja në ndeshjen e parë me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri” u zhvlerësua, duke bërë që Ballkani të eliminohej nga gara numër një në Evropë, ashtu siç kishin bërë të gjitha skuadra nga Kosova që morën pjesë në këtë raund.

Pas eliminimit të Ballkanit nga Ludogorets, kampioni ynë do të vazhdojë garat në Ligës së Konferencës.

Ballkani nuk arrin t’i bëjë aspak ballë Ludogoretsit – humb me katër gola dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Ballkani nuk arrin t’i bëjë aspak ballë Ludogoretsit – humb me katër gola dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Ata do të takohen në këtë garë me ekipin e Larne nga Irlanda e Veriut.

Këta të fundit u eliminuan pas dy ndeshjesh nga Helsinki me rezultat të përgjithshëm 3-2 dhe atë pas kohës shtesë.

Daja pas eliminimit: I shënuam dy gola vetë, rritëm pritshmëritë pas fitores në ndeshjen e parë
Lexo po ashtu Daja pas eliminimit: I shënuam dy gola vetë, rritëm pritshmëritë pas fitores në ndeshjen e parë

Larne luajti për herë të parë në histori të tyre në Ligën e Kampionëve, pasi sezonin e kaluar ata fituan titullin, po ashtu për herë të parë në histori, duke mundur Crusaders në prill 2023 me rezultat 2-0.

Humbja nga gjigantët finlandez të HJK Helsinki i dërgon ata në Ligën e Konferencës, ku do të përballen me Ballkanin.

Vlera e tyre si skuadër është 2.83 milionë euro, përgjysmë më e vogël se sa e Ballkanit që është 5.54 milionë euro.

Pothuajse të gjithë lojtarët janë irlandezo-veritor, por ka edhe skocezë, uellsian e australianë.

Nga kjo ndeshje Ballkani do të kërkojë të vazhdojë tutje, sikurse që bëri para një viti kur siguroi grupet e Ligës së Konferencës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës

Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Serie A
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Katër lojtarë largohen nga Tottenham - mund të gjejnë klub të ri si lojtarë të lirë

Katër lojtarë largohen nga Tottenham - mund të gjejnë klub të ri si lojtarë të lirë

Premier League
Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Ndërkombëtare
Komenti i Cristiano Ronaldos në postimin e Kylian Mbappes theu të gjitha rekordet në Instagram

Komenti i Cristiano Ronaldos në postimin e Kylian Mbappes theu të gjitha rekordet në Instagram

La Liga
Kalo në kategori