LAJMI I FUNDIT:

Mësohet data dhe vendi ku do të përballen Wilder dhe Ortiz

Mësohet data dhe vendi ku do të përballen Wilder dhe Ortiz

Deontay Wilder tashmë e ka mësuar datën se kur do të përballet me Luis Ortizin për titullin e më të mirit në botë në kategorinë e rëndë.

Kampioni i botës në WBC do të përballet me kundërshtarin e tij më 23 nëntor në Las Vegas, derisa kjo do të jetë përballja e dytë mes tyre.


Në përballjen e tyre të parë, Wilder e kishte nokautuar kubanezin në New York, ndërsa tani do ta zhvillojnë takimin e tyre të dytë.

Boksieri 33-vjeçar, ka një bilanc prej 41 fitoreve dhe një barazimi, të cilin e kishte regjistruar në përballje me Tyson Furyn.

Dhjetë boksierët me goditjet më të fuqishme
Lexo po ashtu Dhjetë boksierët me goditjet më të fuqishme

Kujtojmë se kjo përballje do të zhvillohet para përballjes më interesante të vitit 2020, ku Wilderi do të përballet me Tyson Furyn, por deri atëherë mbetet të shihet nëse do të jetë kampion i WBC-së.

Qëllimi i kampionit në fuqi është që të përballet me Anthony Joshuan që në dhjetor do të ripërballet me Andy Ruizin që e mposhti më 1 qershor të këtij vitit dhe i mori tre titujt e kampionit të botës, WBA, WBO dhe IBF. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori