LAJMI I FUNDIT:

Mësohet çmimi që e ka paguar Reims për Valon Berishën

Mësohet çmimi që e ka paguar Reims për Valon Berishën

Reims i ka bërë bashkë me një skuadër dyshen e Kosovës, Valon Berishën dhe Arbër Zenelin.

Derisa dje Reims e konfirmoi blerjen e shqiptar, Lazio e ka bërë të ditur largimin  shqiptarit më vonë.


Berisha ishte në huazim te Fortuna Dusseldorf për gjashtë muaj, ku luajti në Bundesligë.

Ai u kthye pas mbylljes së kampionatit në Gjermani, por kjo ka zgjatur shumë pak.

Valon Berisha do të jetë lojtar i Reims në Ligue 1 për katër vitet e ardhshme.

Kartoni i Berishës i ka kushtuar klubit francez 5 milionë euro.

Lazio ka humbur 2,6 milionë euro, pasi e kishte blerë nga RB Salzburg dt vite më parë për 7.6 milionë euro. /Telegrafi/