Njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë e klubeve themeluese dolën me rezultate bindëse kundër krijimit të Superligës Evropiane në një sondazh të krijuar nga faqja e njohur sportive Forza Football.

Të dielën në mbrëmje u njoftua se 12 klube kishin vendosur themelimin e një të ashtuquajture Superliga Evropiane, e cila nuk kishte mbështetjen e asnjë prej rregullatorëve të futbollit.


Gjashtë klubet e madhe tradicionale të Ligës Premier ishin pjesë e grupit, së bashku me Juventusin, Interin dhe Milan nga Italia, si dhe Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid nga Spanja.

Reagimi i ashpër nga bota e futbollit, përfshirë protestat nga tifozët, panë që gjashtë të mëdhenjtë e Ligës Premier të tërhiqen dhe të mos marrin pjesë.

Faqja e njohur sportive Forza Football ka bërë një sondazh me tifozët e 12 klubeve me pyetjen: A e mbështeteni krijimin e Superligës Evropiane?

Tifozëritë e secilit klub janë përgjigjur veç e veç në këtë sondazh, ndërsa rezultati ishte më se i pritur.

superliga 1

11 nga 12 tifozëritë e klubeve dolën me rezultate bindëse kundër krijimit të Superligës Evropiane, ku rezultati përfundimtar ishte 95-5 në favor të mos-themelimit.

Klubi i vetëm, tifozët e të cilit votuan më shumë pro krijimit të Superligës Evropiane ishte Juventusi, me 52 për qind pro, 48 kundër.

Tifozët e Arsenalit ishin ata që kundërshtuan më shumë me vetëm 11 për qind pro, ndërsa pas tyre erdhën ata të Tottenhamit, Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.

Në anën tjetër, tifozëritë e dy klubeve tjera pas asaj të Juventusit që ishin në numër më të madh pro formimit ishin ato të Real Madridit dhe Milanit. /Telegrafi/

telegrafi sport app