LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i ashpër i kryediplomatit turk: Të gjitha objektet e përdorura nga PKK-ja në Siri dhe Irak janë tani objektivi ynë

Mesazhi i ashpër i kryediplomatit turk: Të gjitha objektet e përdorura nga PKK-ja në Siri dhe Irak janë tani objektivi ynë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, komentoi aktivitetet e fundit të forcave turke të sigurisë ndërsa tha se do të vazhdojë lufta kundër lëvizjes PKK.

Në një bisedë për mediat, ai iu referua aksionit “Heronjtë” që u krye nga forcat turke të sigurisë gjatë dy ditëve të kaluara.


“U bë e qartë se dy sulmuesit erdhën nga Siria dhe se ata ishin trajnuar këtu. Të gjitha detajet që dimë për sulmuesit janë rezultat i punës së forcave tona të sigurisë”, tha pohoi kryediplomati.

Pas kësaj, shefi i diplomacisë turke tha se Turqia do të vazhdojë operacionin kundër PKK-së.

“Tani e tutje, të gjitha objektet infrastrukturore dhe energjetike që i përkasin PKK-së ose YPG-së në Irak dhe Siri janë një objektiv legjitim i forcave tona të sigurisë”, tha shefi i politikës së jashtme turke.

Ai kishte një mesazh edhe për zyrtarët e vendeve të tjera, “unë rekomandoj që palët e treta të qëndrojnë larg objekteve dhe individëve që vijnë ose janë të lidhur me PKK ose YPG”.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ose PKK është një organizatë politike militante kurde dhe lëvizje e armatosur guerile, e cila konsiderohet terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori