LAJMI I FUNDIT:

Mes shkarkimit dhe qëndrimit, tre ndeshjet që mund të ndryshojnë fatin e Solskjaerit

Mes shkarkimit dhe qëndrimit, tre ndeshjet që mund të ndryshojnë fatin e Solskjaerit

Ole Gunnar Solskjaerit i janë dhënë edhe tre ndeshje të tjera për të shpëtuar rolin e tij si trajner i Manchester United ,sipas Daily Telegraph.

Mediumi raporton se United nuk beson se ka një kandidat të mundshëm brenda vendit për të marrë përsipër si të përkohshëm.


Antonio Conte e dëshiron rolin, por ata nuk janë të sigurt nëse ai është njeriu i duhur për t’i çuar përpara.

Nëse dëshiron ta shpëtoj punën, Solskjaer duhet ta largojë Fernandesin dhe Ronaldos, duke luajtur me këtë formacion
Lexo po ashtu Nëse dëshiron ta shpëtoj punën, Solskjaer duhet ta largojë Fernandesin dhe Ronaldos, duke luajtur me këtë formacion

Klubit gjithashtu nuk i pëlqen ideja për të bërë një ndryshim në fillim të sezonit dhe për të sjellë një zëvendësues që mund të kërkojë ndryshime në stafin stërvitor.

Solskjaer mund të falënderojë ish-shefin e tij, Sir Alex Ferguson, që i siguroi më shumë kohë.

Ferguson dukej i dëshpëruar gjatë humbjes dërrmuese 5-0 të United nga Liverpool në Old Trafford fundjavën e kaluar.

Ronaldo dhe bashkëlojtari te Unitedi nuk pasojnë te njëri-tjetri shkaku që nuk kuptohen
Lexo po ashtu Ronaldo dhe bashkëlojtari te Unitedi nuk pasojnë te njëri-tjetri shkaku që nuk kuptohen

Legjenda e United ishte në tribuna për të parë skuadrën e tij të vjetër duke luajtur me rivalët e tyre të përjetshëm.

Kamera iu drejtua atij pasi Mo Salah shënoi golin e pestë për Liverpool vetëm pas pjesës së parë dhe të thuash se dukej i ngopur do të ishte një nënvlerësim.

Megjithatë, pavarësisht se nuk dukej i lumtur të dielën, Ferguson ruajti besimin te ish-lojtari i tij.

Veprimi i çuditshëm i Ronaldos – tifozët mendojnë se portugezi u tall me Solskjaerin
Lexo po ashtu Veprimi i çuditshëm i Ronaldos – tifozët mendojnë se portugezi u tall me Solskjaerin

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Ferguson bëri presion që United të mbajë Solskjaerin për momentin.

Trajneri legjenda beson se norvegjezi duhet t’i jepet shansi për të kthyer situatën në favor të tij.

Duhet të jetë qetësuese për Solskjaer që ish-trajneri i tij dhe një nga më të mirët që ka parë ndonjëherë loja është ende duke e mbështetur atë për të bërë mirë.

Gary Neville mendon se talenti i Arsenalit është më 'vrastar' para portës se sa Cristiano Ronaldo
Lexo po ashtu Gary Neville mendon se talenti i Arsenalit është më 'vrastar' para portës se sa Cristiano Ronaldo

Duket se Solskjaer tani do të jetë në krye për ndeshjen e United kundër Tottenhamit në fundjavë dhe gjithashtu kundër Atalantës dhe Manchester Cityt.

Nëse 48-vjeçari mund ta shfrytëzojë kohën që Ferguson dhe mbështetësit e tjerë të tij i kanë siguruar, mbetet për t’u parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori