LAJMI I FUNDIT:

Mes lotësh, Almeda Abazi rrëfen në televizionin turk periudhën e vështirë kur djali i saj iu nënshtrua operimit

Mes lotësh, Almeda Abazi rrëfen në televizionin turk periudhën e vështirë kur djali i saj iu nënshtrua operimit

Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, djali i vogël i modeles së njohur shqiptare Almeda Abazit, iu nënshtrua një operimi.

Televisioni turk Channel D kishte raportuar se shkas i këtij operimi u bë një kist, por që gjithçka për fat të mirë përfundoi me sukses, dhe për këtë gjë ajo kishte njoftuar përmes rrjeteve sociale.


Së fundmi, Almeda ka qenë e ftuar pikërisht në një nga emisionet e Channel D, ku ka folur me emocione rreth asaj periudhe të vështirë në jetën e saj.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Ishin ditë shumë të vështira. Ai kishte një kist, në fund të ballit, pranë kokës. Unë s’e dija që dhe bebeve mund t’i dilte diçka e tillë. U tremba dhe ia tregova Tolgahan-it”, tregoi fillimisht Almeda.

“Edhe pse më thoshin njerëzit që nuk është asgjë, u shqetësova dhe mendja më rrinte aty. Kur e çova tek mjeku më thanë që ishte një kist i vogël. Doktori tha se nuk ishte me shumë rëndësi dhe se me një operacion e heqim. Kur u përmend fjala operacion ngrica. Ai ishte akoma është shumë i vogël”, ka treguar më tej ajo.

Ndërkohë, Almeda Abazi së fundmi përmes një shkrimi në gjuhën shqipe në InstaStory, kishte falënderuar të gjithë fansat shqiptarë që u shqetësuan për shëndetin e Efehanit.

“Ju falënderoj përzemërsisht të gjithëve për urimet e sinqerta dhe interesimin që treguan për shëndetin e djalit tonë Efehan. Operacioni kaloi me sukses dhe Efehan është shumë mirë. Jua shpërblefsha në raste të gëzueshme dhe Zoti i ruajte të gjithë fëmijët kudo që janë”, kishte shkruar Almeda Abazi. /Telegrafi/

Foto: Almeda Abazi/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori