Aktorja turke, Meryem Uzerli, e ka vizituar së fundmi Malin e Zi, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Tashmë është mësuar se qëndrimi atje ka pasur edhe qëllime profesionale, pasi ajo ka pozuar për versionin turk të revistës Vogue Travel në një nga resortet e atjeshme.

Fotografitë janë realizuar nga Mustafa Nurdogda, ndërsa aktorja i ka postuar imazhet edhe në rrjetet sociale.

(Foto: Instagram/meryemuzerlimeryem)

Kujtojmë që Meryem kaloi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë muajin e kaluar duke fituar simpatinë e publikut dhe kritikëve të modës me një fustan të pazakontë, por elegant të shtëpisë së modës Yanine.

Ndryshe, aktorja u bë e popullarizuar edhe te publiku shqiptar me rolin e sulltaneshës Hyrrem në serialin për sulltan Sulejmanin, “Muhtesem Yuzyil”. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/meryemuzerlimeryem)

(Foto: Instagram/meryemuzerlimeryem)