LAJMI I FUNDIT:

Merrej me fajde, gjykata i cakton një muaj paraburgim

Merrej me fajde, gjykata i cakton një muaj paraburgim
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal dhe fajde.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit A.G. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.


A.G. bashkë me të pandehurit RR.B, I.S, G.R, i cili gjendet në arrati, L.B dhe B.G, që një kohë të gjatë janë anëtar të grupit të organizuar kriminal, i cili me qëllim të përfitimit financiar vazhdimisht kryejnë vepra të rënda penale, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarve, kontraktojnë shuma të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, si në disa raste të dëmtuarve u ka dhënë shuma në vlera prej qindra-mijëra euro.

Në momentin kur të dëmtuarit nuk kanë arritur t’ua kthejnë të njëjtat në kohë, ata janë detyruar me forcë apo kanosjes të paguajnë shuma jo proporcionale, me të cilat veprime të dëmtuarit i sjellin në pozitë të pa lakmueshme, për çka të njëjtit detyrohen të shesin pasurinë e tyre.

Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është caktuar masa së paraburgimit kundër të pandehurit A.G pasi që i njëjti dyshohet për vepra të rënda penale, andaj po të gjendet në liri ekziston rreziku i ikjes së tij me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar te të dëmtuarit dhe në dëshmitarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Politikë
Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Lajme
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Lajme
Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Kronika e Zezë
Kalo në kategori