LAJMI I FUNDIT:

Mori kredi në emër të klientëve pa dijeninë e tyre dhe i shkakton 120 mijë euro dëm bankës, gjykata e dënon me tetë muaj burg

Mori kredi në emër të klientëve pa dijeninë e tyre dhe i shkakton 120 mijë euro dëm bankës, gjykata e dënon me tetë muaj burg

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A. A, duke i shqiptuar dënim prej 8 muaj burgim efektiv.

“I akuzuari gjatë periudhës qershor 2011 deri në shkurt 2015, me dashje të drejtpërdrejt në cilësi të personit zyrtar – analist i kredive në Bankën Private për Biznes në Kamenicë, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke tejkaluar kompetencat e tij, ashtu që ka marr kredi në emër të klientëve pa dijeninë e tyre, nënshkruar formular, aplikacione dhe duke i shfrytëzuar dokumentacionet të cilat i ka pas në dosjet e klientëve, me këto veprime i akuzuari ka shkaktuar dëm bankës në shumën prej 120.000,00 euro (njëqind e njëzet mijë euro)”, thuhet në njoftim.


Më tej thuhet se me këto veprime i akuzuari A. A, ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Gjykata ka pranuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë të lidhur mes të akuzuarit dhe Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke e gjykuar me tetë muaj burgim efektiv.

Gjykata ka obliguar të akuzuarin që brenda dy viteve të kthej shumën prej 120.000,00 euro (njëqind e njëzet mijë euro), Bankës Private për Biznes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori