LAJMI I FUNDIT:

Meridian EXPRESS FESTON 10 vjetorin e themelimit

Meridian EXPRESS FESTON 10 vjetorin e themelimit

Rrjeti i marketeve të lagjes me moton n’derë të shtëpisë feston ditëlindjen e 10’të. Themelimi i Meridian Express ka shfaqur një inovacion në treg. Cilësia e lartë, kualiteti, korrektësia si dhe shërbimet kualitative kanë ndikuar në zhvillimin e marketeve tona në mënyrë që produktet e Meridian Express, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery të jenë një zgjedhje e shëndetshme për konsumatorët. Shtrirja në 8 qytete me 41 markete të hapura dhe shërbimi kualitativ ka bërë që të jetë zgjedhja dhe përgjigjja e parë e çdo konsumatori.

Meridian Express në ditëlindjen e  10 vjetorit, për konsumatorët e saj ka lansuar kampanjën më të madhe “FITO BANESË NË PRISHTINË”. Për çdo blerje mbi 20 euro, ju mund të bëheni fitues potencial i banesës. Përveq kësaj më 1 tetor, për çdo blerje mbi 10 euro, për të gjithë konsumatorët bukë Malësie Gratis. Me 2 tetor, dyfishim i pikëve në Programin e lojalitetit “Kartela ime”. Po ashtu ju sjellim një ofertë bombastike me çmimet më të lira në treg.

Kampanjën e  10 vjetorit të themelimit, Meridian Express e filloi  me SOS Fshatrat e Kosovës, ku po ashtu shënuan edhe dekadën e miqësisë, pasi që nga themelimi, ky biznes gjithmonë ka përkrahur SOS Fshatin. Andaj për të shënuar këtë rast, në një ceremoni në SOS Fshat, Meridian Express dhuroi 10 mijë euro për SOS Fshatrat e Fëmijëve

Përgjatë këtyre 10 viteve, kompania Meridian Express , në vazhdimësi ka përkrahur iniciativa të cilat për qëllim kanë zhvillimin dhe mirëqenjen e komunitetit ku operon.

Meridian Express është bashkë-themeluese e rrjetit CSR Kosova, fitues i çmimit FIDES për Filantropi, Mik i Fëmijeve, si dhe pjesë e shumë iniciativave tjera në vend.

Artikull i sponzorizuar