Mërgim Berisha po vazhdon me formën e jashtëzakonshme te Augsburgu, ku sot shkëlqeu me katër gola në miqësoren ndaj Austria Lustenaut që u fitua me rezultatin 5-2 nga skuadra e tij.

Berisha ishte i pandalshëm në fitoren 1-0 kundër kampionit gjerman, Bayern Munichut, ku e shënoi golin e fitores.

Ai sot  shkëlqeu edhe në miqësoren e së enjtes, ku realizoi katër gola, ndërsa het-trikun e kompletoi në pjesën e parë.

Berisha shënoi në minutat 8’, 27’, 38’ dhe 52’, ndërsa u zëvendësua në minutën e 62-të.

Te Augsburgu luajti edhe Elvis Rexhbeçaj, i cili u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë. /Telegrafi/

Reklama