LAJMI I FUNDIT:

Mërgim Berisha drejt transferimit te PSV Eindhoven

Mërgim Berisha drejt transferimit te PSV Eindhoven

Mërgim Berisha do të largohet përfundimisht nga RB Salzburg.

Sulmuesi nga Kosova ka kaluar të gjitha grupmoshat te Salzburg, derisa katër herë ishte i huazuar.


FC Liefering, LASK, Magdeburg dhe SCR Altach ishin skuadrat e Berishës ku ishte i huauzar nga Red Bull Salzburg.

Megjithatë largimi i tij nga gjigantët austriakë do të ndodhë përfundimisht këtë verë.

23-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin, derisa nuk ka pranuar vazhdimin e saj pasi dëshiron një aventurë të re.

Mediat austriake dhe ato gjermane kanë raportuar se Berisha do të transferohet tek gjigantët holandez, PSV Eindhoven.

Agjenti i lojtarit është parë në Eindhoven ku ka biseduar me drejtuesit e PSV-së të cilët janë të gatshëm të transferojnë kosovarin.

PSV ka mbetur pa sulmuesin Donyell Malen që ka kaluar te Borussia Dortmund, derisa Berisha do ta zëvendësojë atë.

Tanimë drejtuesit e dy klubeve, PSV e RB Salzburg po diskutojnë për të gjetur një marrëveshje për transferimin e Berishës në Eindhoven.

Sulmuesi nga Kosova ka zhvilluar 55 ndeshje zyrtare deri më tani me Red Bull Salzburgun, ku ka shënuar 23 gola e ka asistuar në 15 të tjerë. /Telegrafi/