LAJMI I FUNDIT:

Mënyra e thjeshtë për të përmirësuar jetën seksuale

Mënyra e thjeshtë për të përmirësuar jetën seksuale

Komunikimi më i mirë, më shumë ushtrime, më shumë dalje natën, më shumë kohë për njëri-tjetrin dhe larg fëmijëve – këto janë vetëm disa prej teorive se si mund ta përmirësoni jetën seksuale.

Sipas një studimi nga Universiteti i Albertas, çiftet kënaqen më shumë në seks dhe bëjnë më shumë seks kur të dy partnerët i ndajnë punët e shtëpisë në mënyrë të barabartë.


Studimi u bë nga Dr. Matt Johnson, një profesor i ekologjisë në Universitetin e Albertas. Ai e bëri studimin e tij përgjatë një periudhe pesë vjeçare, ku studioi 1,338 çifte gjermane.

Gjetjet e tij, të publikuara në “Skip the Dishes? Not so Fast! Sex and Housework Revisited”, zbuluan se çiftet kanë më pak seks kur një burrë i bën punët që tradicionalisht njihen si “punë të grave”, të tilla si gatim, larje të enëve dhe më shumë.

Kështu, çiftet të cilat i kishin ndarë punët e shtëpisë në mënyrë të barabartë, kishin më shumë seks sesa çiftet ku burri gatuan.

Ndërkohë, çiftet ku femra i bënte të gjitha punët e shtëpisë dhe burri i bënte vetëm “punët e burrave”, seksi ishte dukshëm më i zakonshëm.